Krijohet spikerja e parë virtuale që lexon lajmet nga Televizioni Euronews Albania? A është ky mesazh që një profesion po ikën

E Martë 3 Tetor 2023, 12:58
TiranaPost
Me një emër japonez, dhe pamje aziatike u shfaq Tokio, spikerja e lajmeve në Euronews Albania.
Ndoshta mund të ishte e udhës një emër shqiptar, me tipare shqiptare, por krijuesit kanë dashur të luajnë me një figurë virtuale dhe jo vendase me siguri.
Spikerja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale dha lajme dhe krijoi jo pak provokim në rrjet.
Po sot një lajm për Tom Hanks i riprodhuar nga Inteligjenca Artificiale me zërin identik ku bën një reklame përfshiu rrjetin. Tom Hanks reagoi me shqetësim duke bërë thirrje që mos t’i besojnë.
Jemi duke hyrë në një botë ku realja me virtualen po bashkohen në një pikë, sa frika është më e pakta. Ose asgjë nuk do të besojmë më, ose çdo gjë do të jetë e besueshme.
A jeni gati?