Video/ Momenti kur gazi lotsjellës hidhet nga brenda selisë së PD-së
E Shtunë 8 Janar 2022, 12:52
TiranaPost
Disa protestues që po tentonin të ngjiteshin në katin e dytë të selisë së PD-së, e humbën ekuilibrin dhe ranë nga shkallët duke u lënduar. Një prej të plagosurve foli edhe për kamerat.
U tha se mungesa e ekuilibrit lidhej me përdorimin e gazit lotsjellës.
Policia bëri një deklaratë zyrtare duke mohuar të ketë hedhur gaz lotsjellës apo çdo lëndë tjetër ndaj turmës.
Një video tregon momentin kur lënda lakrimogjene që shkakton lot dhe përzierje është hedhur nga brenda selisë së PD-së.