Aktualitet

Video/ Momenti kur Ditmir Bushati ‘live’ rrëzoi kërkesën e homologut turk për dëbimin e gylenistëve, në 2018-ën

Video/ Momenti kur Ditmir Bushati ‘live’ rrëzoi

Mbyllja e Kolegjit Turk Mehmet Akif dhe kopsht të Turgut Ozal “Zubejde Hanim”, orët e fundit ka sjellë shumë reagime. Në media, por edhe nga vetë përfaqësues të kopshtit, në një gjuhë diplomatike, u aludua se vendimi është politik, se nuk lidhet me arsimin, por me kërkesën e Erdogan për dëbimin e gylenistëve.

Në këtë frymë, Balkanweb sjell një moment të shkëputur nga 2018-ta, kohë kur ministër i Jashtëm ishte Ditmir Bushati. Në një konferencë shtypi me homologun e tij ë atë kohë Çavusoglu, së njëjtës kërkesë të kahershme, iu përgjigj me refuzim.

*Kronikë e vitit 2018

“Është ai qëndrim i njohur që ka të bëjë me ADN e kombit shqiptar, me parimin e laicitetit që ishte parim udhërrëfyes i rilindasve tanë, i etërve themelues të shtetit shqiptar. Do të ishte absurde që të mendohej që shteti shqiptar të mund të përfshihet në çështjet fetare, e jo më vend i huaj, qoftë edhe një vend mik siç është Turqia”, deklaroi Bushati në atë kohë.