Aktualitet

Video-mesazhi në Kuvend/ Zelenksy u drejtohet shqiptarëve: Ndaloni ardhjen e turistëve rusë

Video-mesazhi në Kuvend/ Zelenksy u drejtohet shqiptarëve: Ndaloni

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenksy i është drejtuar sot Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim plot emocione. Teksa falenderon shqiptarët, Zelenksy thotë se qëndrimi ndaj popullit të Ukrainës i kujton Nënë Terezën, “ shqiptares që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën”, dhe shton se europianët duhet të punojnë së bashku për të ndaluar këtë luftë.

Fjalimi i plotë:

"Të nderuar, populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot i japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim. Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët. Banorët janë zënë robër në fshatra. Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë.

Ata duan të ringjallin tiranin në nivelet më këqija. Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën, Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen. Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet, por duket se nuk përfshinë embargon e naftës. Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë. Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendet tuaja në të ardhmen. Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha", tha Zelenksy.