Aktualitet

Video/ Mbërrin në Tiranë kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez

Video/ Mbërrin në Tiranë kryeministri i Spanjës Pedro

Ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur në hyrje të kryeministrisë nga Rama, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez. Pas ceremonisë sipas protokollit, Sanchez dhe Rama kanë hyrë në kryeministri ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Në orën 11:00 do të dalin pastaj në një konferencë të përbashkët për shtyp.


Vizita e Sanchez në Shqipëri zhvillohet në kuadër të turit 4-ditor në Ballkanin Perëndimor. Kosova është i vetmi vend në të cilin Sanchez nuk do ndalojë.