Aktualitet

Video kur mbërrijnë dy avionë të tjerë me afganë në Rinas

Video kur mbërrijnë dy avionë të tjerë me afganë

Kanë mbërritur në Rinas dy avionë të tjerë me refugjatë afganë. Avioni i parë në të cilin ndodheshin 90 qytetarë afganë, mbërriti në orët e vona të darkës dhe u prit nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.


Ndërsa avioni i dytë mbërriti në orët e para të mëngjesit, në të ndodheshin 60 afganë dhe u prit në Aeroportin " Nënë Tereza" nga kryeministri Rama, ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Pas mbërritjes ata i janë nënshtruar vizitave mjekësore.

Video kur mbërrijnë dy avionë të tjerë me afganë

Kryeministri Rama ka njoftuar se grupi i dytë dhe i tretë i afganëve të cilët mbërritën së fundmi do të strehohen në konviktet e qytet Studentit.

Tiranapost.al