Aktualitet

Video/ Ja si duket Leja e re e Qarkullimit

Video/ Ja si duket Leja e re e Qarkullimit

Prej dy muajsh, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka lëshuar Lejen e re të qarkullimit të mjetit, e cila ka zevëndësuar tre dokumente në një. Kostoja e saj tani është 2,100 Lekë nga 3,500 Lekë që kushtonte më parë, duke u ulur me 40%.

“Formati i ri i Lejes së Qarkullimit unifikon Lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit, në një dokument të vetëm. Kosto e Lejes së Qarkullimit tashmë është 2,100 Lekë nga 3,500 Lekë që kushtonte më parë, duke ulur tarifën me 40%, dhe duke rritur përfitimet për qytetarët. Prej kësaj ulje u janë kursyer qytetarëve 45,813,600 Lekë në më pak se 2 muaj. Gjatë periudhës 6 Qershor deri më 29 Korrik 2022, janë lëshuar 32,724 Leje të reja Qarkullimi. Krahasuar me vitin 2021, janë lëshuar 1,874 më shumë (ose +6%), ndërsa krahasuar me vitin 2018 janë 11,099 më tepër (ose +51%). Të dhënat e këtij dokumenti janë të kodifikuara sipas BE, me elementë sigurie e cilësi të lartë, kod QR, prokat rezistent, vit prodhimi, vit të parë regjistrimi mjeti, personalizim me puntim, etj.
Leja e re e Qarkullimit të mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk është e detyrueshshme për mbajtësit e Lejes së vjetër të Qarkullimit të mjetit që ta rinovojnë ose ndërrojnë atë”, thuhet në një deklaratë të DPSHTRR.