Aktualitet

Video/ Historia e Sheqeres nga Zall Herri që dashuron lopët. Ja si aplikoi për akcizën zero

Video/ Historia e Sheqeres nga Zall Herri që dashuron lopët. Ja si

Një komunitet interesant që promovon Gruan dhe mbron të drejtat e saj është ngritur në rrjetin social Facebook. ”TE JESH GRUA” emërtohet faqja në rrjetet sociale e cila promovon Gruan dhe mbron të drejtat e saj. Në postimin e fundit të saj, ”Te jesh grua” sjell historinë e një gruaje fermere nga Zall Herri, e cila quhet Sheqere Allushi dhe ka 24 vite që merret me blegtori.

Video/ Historia e Sheqeres nga Zall Herri që dashuron lopët. Ja si

Zonja Allushi tregon me shumë pasion dashurinë e saj për punën e saj dhe i konsideron si yll bote bagëtinë që ajo mban në fermën e saj. Në video paraqitet një atmosferë e pastër fshati teksa zonja Allushi tregon dashurinë për bagëtinë dhe ‘komunikimin’ e saj me to.

Më tej, zonja Allushi tregon për mbështetjen që ajo ka marrë nga shteti për rritjen e fermës së saj. Ajo shprehet se kur nisi pjesa e aplikimi për subvencionin për lopët, ajo duke patur niptin dhe kartën e fermerit nuk e pati të vështirë të bëjë aplikimin online. Zonja Allushi shprehet se bashkë me fëmijët ka aplikuar edhe për zero akcizë për naftën, ku të gjithë ferëmerët do të përfitojnë naftën me 0 akcizë.

Në fund, fermerja Allushi i bën thirrje të gjithë të ngjashmëve të saj që të pajisen me NIPT fermeri dhe kartë fermeri e të aplikojnë njëlloj si ajo, pasi kjo është një ndihmë e madhe për ta.

Video e plotë – https://fb.watch/3fRVlooqd5/