Aktualitet

Video/ Fenomeni i çuditshëm që ndodhi në Gjirin e Lalzit

Video/ Fenomeni i çuditshëm që ndodhi në Gjirin e Lalzit

Një fenomen i çuditshëm është shfaqur paraditen e sotme në detin e Gjirit të Lalzit. Një vorbull e madhe ajri është krijuar, në dukje si një tornado i frikshëm. Qytetarët që kanë qenë sot në Gjirin e Lalzit apo banorët aty pranë janë trembur nga vorbulla e krijuar, një fenomen i rrallë që ndodh për shkak të kushteve atmosferike, e cila nuk ka fuqinë dhe shpejtësinë e një tornadoje. 

Erla Mëhilli ka postuar në storyn e saj në Instagram video nga vorbulla e ajrit. Si do ndiheshit nëse do e kishit parë dhe ju nga afër?