Aktualitet

Video/ Banorët protestojnë në shtëpinë e të fejuarit të vlogeres së zhdukur: Trego ku është! Çfarë dihet deri tani

Video/ Banorët protestojnë në shtëpinë e të

Policia ka shkuar në shtëpinë në Florida të Brian Laundrie, të fejuarit të 22 vjeçares së humbur, Gabrielle ‘Gabby’ Petito. Ata shkuan për të marrë në pyetje Brian ditën e premte, por sipas mediave amerikane ai nuk ishte në shtëpi.

Flitet se ai është larguar dhe prej ditësh nuk dihet vendndodhja e tij. FBI ka marrë në dorë rastin e zhdukjes së vlogeres ndërsa ka sekuestruar disa sende në shtëpinë e familjes së të fejuarit të saj, që mund ta ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj historie.

Pamjet e filmuara e të publikuara në mediat amerikane tregojnë oficerët teksa hyjnë në pronë, ndërsa disa protestues brohorasin jashtë duke i kërkuar Brian të tregojë se ku është Gabrielle ‘Gabby’ Petito.

View this post on Instagram

A post shared by CBS News (@cbsnews)

Në një njoftim në Twitter nga Policia e Zonës thuhet: "Biseda në shtëpinë e Laundrie përfundoi. Pasi të kemi të gjitha detajet, do të bëhet një deklaratë. Ne ju kërkojmë qetësi! Ju lutemi na lini të punojmë që të kemi më shumë informacione”.

-Historia:

Vlogerja nuk ka kontaktuar me miqtë apo me familjen që nga fundi i muajit gusht. Ndërsa i cilësuar si person me interes në këtë ngjarje, që mund të dijë më shumë ose ndoshta edhe mund të ketë lidhje në zhdukjen e saj është i fejuari Brian.

Prindërit e vlogeres kanë treguar për autoritetet më 11 shtator se nuk kanë folur prej më shumë se dy javësh me vajzën dhe se nuk dinë asgjë që mund të ketë ndodhur me të.

Ajo është parë për herë të fundit më 24 gusht teksa largohej nga një dhomë hoteli në Juta. Të nesërmen foli me nënën Nochole Schmidt duke i thenë se ndalesa e saj e ardhshme do ishte Grand Teton dhe Yellowstone. Ajo mori dhe dy mesazhe të tjera të vajzës disa ditë pasi foli për herë të fundit, por nuk dihet nëse mesazhet u dërguan nga vetë vlogerja.

Video/ Banorët protestojnë në shtëpinë e të

Video/ Banorët protestojnë në shtëpinë e të

Çifti udhëtoi në të gjithë vendin që nga qershori me furgonin Ford Transit të vitit 2012 dhe vendet ku ndalonin i dokumentonin në mediat sociale. Por më 1 shtator, Brian kthehet në shtëpi pa të dashurën e tij.

Deri më tani Brian ka refuzuar të flaës me policinë për arsye që mbeten mister. Motra e Brian, Cassandra Laundrie foli për ABC News, duke thënë se ajo kishte kontaktuar me policinë për zhdukjen e vlogeres dhe kishte lexuar lajmer në media:

"Natyrisht, unë dhe familja ime dëshirojmë që Gabbie të gjendet e sigurt. Ajo është si një motër dhe fëmijët e mi e duan atë, dhe gjithçka që dua është që ajo të kthehet e shëndoshë në shtëpi dhe ky të jetë vetëm një keqkuptim i madh."

Më 13 Gusht, motra e Brian dhe Gabrielle janë parë duke u larguar nga një lokal më 13 gusht, një ditë pasi policia u njoftua për një grindje mes çiftit Brian e Gabrielle, ndërkohë që do të udhëtonin drejt Moab. Ata po grindeshin brenda një furgoni të bardhë, dhe pas deklaratave të tyre policia i la të lirë.

Një sherif i zonës i cili po heton edhe një vrasje të dyfishtë të ndodhur në mes të gushtit, ka thënë se nuk rezulton që çifti të ketë lidhje me këto vrasje. Autoritetet e Floridas deri tek FBI janë vënë në lëvizje për të zbardhur misterin.

*Artikulli i CBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.