Aktualitet

‘Vërtetimi miqësor i ngjarjes’, dokumenti që do zgjidhë mes shoferëve situatat në aksidentet rrugore pa dëme të mëdha

‘Vërtetimi miqësor i ngjarjes’, dokumenti që do

Në raste të aksidenteve rrugore të vogla me dëme vetëm materiale, që nuk e kalojnë vlerën e 30 mijë lekëve të reja, nuk do të jetë më nevoja për të njoftuar Policinë.

Çdo shofer do të ketë në makinë “Vërtetimin miqësor të ngjarjes” një formular që rregullon dëmshpërblime për vlera deri në 30 mijë lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka nxjerrë për konsultim këtë rregull të ri dhe pret miratimin nga bordi për të hyrë në fuqi në 1 korrik të këtij viti. Dëme të kësaj kategorie përbëjnë rreth 30-35% të aksidenteve rrugore.

Si do procedohet?

‘Vërtetimi miqësor i ngjarjes’, dokumenti që do

‘Vërtetimi miqësor i ngjarjes’, dokumenti që do

Palët e përshira në aksident duhet të bien dakord fillimisht për shkaktarin e dëmit dhe më pas të plotësojnë formularin. Fotot dhe videot shërbejnë si prova të ngjarjes.

Ky formular dorëzohet në kompaninë e sigurimeve jo më vonë se 5 ditë nga aksidenti. Formulari firmoset në fund nga të dyja palët.