Aktualitet

Vëllai i Mateos: Po e kërkoja me biçikletë, nuk e dija që e kishte vrarë ai

Vëllai i Mateos: Po e kërkoja me biçikletë, nuk e dija

Vëllai i Mateos së vogël që u vra brutalisht nga fqinji i tij monstër në Fier. 14-vjeçari tregon për emisionin "Me zemër të hapur" se hera e fundit që e pa Mateon ishte ora 9 e mëngjësit, më pas kishte dalë për ta kërkuar me biçikletë, pa e ditur fatin tragjik të vëllait.

“E kërkova vëllain atë ditë, mora bicikletën dhe po e kërkoja, nuk kisha nga ta dija që vëllain e kishte vrarë ai. Dua të kthehet dënimi me vdekje. Në orën 9 e pashë për herë të fundit, po haja bukë, pastaj dola ta kërkoja”, tha i vëllai.

Tiranapost.al