Aktualitet

Veliaj për gjobën nga KQZ: E kuptoj Celibashin por jo kandidatin për kryeministër që shton 5 vila në pandemi

Veliaj për gjobën nga KQZ: E kuptoj Celibashin por jo kandidatin

Dikush që shtoi 5 vila në pandemi kandidon për kryeministër dhe nuk gjobitet, dhe dikush që bën 5 shtëpi çdo ditë për ata që kanë nevojë, gjobitet. Kjo është një anomali që sigurisht do marrë përgjigje. Ky është reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas gjobës që mori nga KQZ, me një shumë prej 825 mijë lekësh.

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Veliaj ka zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve, nuk i ka raportuar dhe ka promovuar aktivitete të ndaluara.

Kryebashkiaku njofton se do ta apelojë vendimin brenda 5 ditësh. Ai thotë se e kupton pozicionin e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi por nuk kupton pse nuk gjobitet dikush që shton 5 vila në pandemi si Basha, por gjobitet dikush (ai) që fut familjet në shtëpi të re.

Intervista e Veliajt për News 24:

-Jeni njohur me lajmin e gjobitjes

Jam njohur, ka qenë një akuzë nga opozita që të ndalohet procesi i rindërtimit e kuptoj që janë të dëshpëruar, duan të ndalohet gjithë puna në Tiranë, kam 5 ditë kohë për të apeluar, ka diçka të pandershme, gjobitesh pse punon, ndërkohë nuk gjobitesh kur bëhesh me 5 vila në kohë termetie pandemie dhe mund të kandidosh për kryeministër, nëse shton vilat dhe shet tre herë vilat të lejohet të bëhesh deputet dhe kryeministër, ndërkohë që kur strehon njerëz dhe punon për kantierët e ndërtimit gjobitesh, ka diçka amorale në këtë sjellje, por do e apeloj. Është detyra e kryebashkiakut të bëjë punën e vet.

-KQZ nuk është opozita

Unë e kuptoj edhe pozicionin e Celibashit. E kuptoj që opozita do të futet në lojë, e kuptoj pozicionin e Celibashit. Ata janë në rol, ne jemi në rol, duhët të bëhen babysiter të kapin topin me dorë. Po ju kujtoj që politika është për të rritur jo për fëmijë. Dikush që shtoi 5 vila në pandemi kandidon për kryeministër, dhe dikush që bën 5 shtëpi çdo ditë për ata që kanë nevojë, gjobitet. Kjo është një anomali që sigurisht do marrë përgjigje.

-I keni respektuar masat anti-Covid?

Kjo nuk është gjobë për masat anti-covid por pse njerezit janë futur në shtëpi. Është gjobë e kësaj natyre. Mona me Lulin gjejnë shesh për përshesh. Kam 5ditë kohë për të apeluar, apeli më i madh i duhet bërë shoqerisë se jemi katandisur në një situatë kur dikush që shton 5 vila në pandemi dhe termet leojhet të kandidojë për kryeministër dhe kur dikush punon gjobitet. Po kërcënohet të zhvendosen vlerat morale. Unë nuk jam rritur me këto vlera. Jam rritur me vlerat ndihmo fukarain, dhe ai që ka plot lëre sepse ka kush e mbron.

Gjobat:

-750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara

-35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve

-40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

*Tiranapost.al.