Aktualitet

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, i drejtohet Dukës: Kush e ka punë kryesore sportin, duhet të kishte bërë më shumë

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, i drejtohet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri bashkë dje të gjithë emrat më të shquar të futbollit shqiptar, që kanë shkruar historinë me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilët u rikthyen në fushën e blertë për të risjellë edhe njëherë emocionet e derbeve të Kryeqytetit. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj tha se do të vijojë ta mbështesë sportin me investime dhe premio në bazë të rezultateve të arritura.

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, i drejtohet

“Mezi pres që këtë vit, kur Tirana mban titullin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, të shtojmë investimet në sport. Vërtet kemi caktuar një premio çdo vit - Tirana mori 150 mijë euro vjet sepse fitoi kampionatin - por, duke qenë se qyteti është rritur, edhe Dajti, Farka, Kashari e shumë skuadra të tjera meritojnë të mbështeten dhe ne do të investojmë në bazë të rezultateve që sjellin. Tirana është e të gjithëve! Taksa paguajnë të gjithë - skuadrat, dashamirësit apo edhe ata që nuk luajnë fare e nuk janë tifozë - e për sa kohë që është e të gjithëve, do duhet që skuadrat t’i shpërblejmë në bazë të kupave që sjellin, ashtu siç po bëjmë me Sport Klub Tiranën”, tha Veliaj.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij Velia duket se iu drejtua edhe Presidentit të FSHF-së, Armando Dukës, për të cilin tha se duhet të kishte investuar më shumë për sportin.

“Ne do të bëjmë tonën, edhe pse sporti nuk është gjëja jonë kryesore dhe ndoshta, ata që e kanë punë kryesore sportin, duhet të kishin bërë më shumë. Tirana është gjysma e popullsisë, është gjysma e ekonomisë dhe nuk mund të jetë bashkia e vetme që merret edhe me peshëngritjen, kërcimin së gjati, atletikën dhe futbollin. Por, ne do të bëjmë pjesën tonë dhe do e qajmë”, theksoi Veliaj.

Veliaj krah legjendave të Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, i drejtohet

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se do të vijojë puna për rikthimin e terreneve sportive për t’ia rikthyer ato komunitetit.

“Sapo hapëm “Fahrie Hotin”, kemi bërë një punë fantastike me fushën e Laprakës, që u desh ta shpronësonim e t’ia kthenim prapë djmeve dhe vajzave të Laprakës. Të njëjtën gjë po bëjnë edhe investimet private, me të cilat po bashkëpunojmë. Redi Jupi ka investuar këtu, kurse ne po ndihmojmë me rrugën, për të lidhur dritat apo ujin, e gjithë nevojat e tjera”, nënvizoi Veliaj.

Kupa e turneut u fitua nga ekipi i Dinamos, ndërkohë vlerësime mori dhe Tirana dhe Partizani. Prej gjashtë vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë për promovimin e aktiviteteve sportive në qytet, duke hapur të gjitha palestrat e shkollave, që mund të shfrytëzohen nga të rinjtë dhe komuniteti rreth shkollës. Një vëmendje e posaçme i është kushtuar dhe shtimit të terreneve sportive në të