Aktualitet

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot janë vaksinuar 10.218 qytetarë

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot

Në kuadër të fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” kanë marrë dozën e tyre anti-COVID 10.218 qytetarë në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se numri total i të vaksinuarve ka arritur në 324 mijë e 840.

Fushata aktuale e vaksinimit përfshin qytetarët e moshës 60 vjeç dhe sipër si dhe punonjësit e sektorit të shërbimeve turistike, ndërkohë që është lajmëruar se përgjatë ditëve në vijim do të fillojë vaksinimi masiv edhe për punonjësit e sektorit të fasonerisë.

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot

Tiranapost.al