Aktualitet

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot janë vaksinuar 12.944 qytetarë

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot

Në kuadër të fushatës të imunizimit masiv kundër COVID-19, “Shqipëria Buzëqesh” janë vaksinuar 12.944 qytetarë ditën e sotme në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka informuar gjithashtu se numri total i të vaksinuarve në Shqipëri ka shkuar në 294.160.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave ka filluar vaksinimi për grupmoshat 60+, ndërkohë që me mbërritjen e qindra mijëra dozave ruse dhe kineze këtë muaj, pritet që fasha e moshës të atyre që do të përfshihen në skemën e vaksinimit të ulet.

Vazhdon imunizimi masiv kundër COVID-19 në Shqipëri! Sot

Tiranapost.al