Aktualitet

Vatrat e zjarrit në pyjet e Fierit vijojnë të jenë aktive

Vatrat e zjarrit në pyjet e Fierit vijojnë të jenë aktive

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të zonës së mbrojtur në Pishporo të Fierit vijojnë të jenë aktive.

Janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë të angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivët e forcave të armatosura, forcat e AdZM, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë që po hapin rrugët në pyllin e dendur për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Itensiteti i flakëve ka qenë më i ulët gjatë orëve të pasdites. Era e fortë i riaktivizon herë pas here.

Zjarri masiv i pesë ditëve të fundit është konsideruar katastrofë mjedisore, jo vetëm për shkak të sipërfaqes së pyjeve të djegura, por edhe për ndotjen e ambientit.