Aktualitet

Vangjush Dako lihet në burg

Vangjush Dako lihet në burg

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Dako akuzohet për dy raste të shpërdorimit të detyrës. Rasti i parë ka të bëjë për një pallat 11 katësh që u dëmtua nga tërmeti në 2019. Kanë qenë disa familje që depozituan një kallëzim në SPAK me pretendimin se objekti i ndërtuar në 2012 nga Fiqiri Farruku pësoi dëmtime të pa rikuperueshme.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare në qytetin e Durrësit që i shkaktoi një dëm buxhetit të shtetit prej 180 milionë lekësh.