Aktualitet

Valë arrestimesh nga spitali Covid Shefqet Ndroqi: Tre infermiere dhe sanitarja dalin në bisedat me 'Tiren'

Valë arrestimesh nga spitali Covid Shefqet Ndroqi: Tre infermiere dhe

Pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi e cila u hoq si infermiere dhe i mori para vajzës së një pacienteje të shtruar me Covid, 3 infermiere të tjera dhe një sanitare nga i njëjti spital kanë përfunduar në pranga.

Mësohet se prokuroria ka lëshuar 4 urdhër-arreste për infermieret dhe sanitaren e spitalit për shkak se ato kanë dalë në bisedat me Tire Alldervishin.

Ato akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Por ende mbetet e paqartë nëse ata kanë pasur të bëjnë me rastin për të cilën u arrestua Tire Alldervishi, apo nëse janë përfshira në skema mashtrimi për të tjerë pacientë, duke marrë shuma parash.

Infermeret e arrestuara janë: Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Shyqyrie Koçi.

Ndërsa sanitarja identifikohet nga mediat me emrin Rukie Hoxha.

Lidhur me rastin e Tire Alldervishit, ajo merrte para nga vajza e një pacienteje me Covid duke i premtuar se do kujdesej për të, por më vonë u zbulua se ajo nuk i dërgonte as ushqimet që i jepte vajza. Pacientja pas thuajse 25 ditësh në spital ndërroi jetë.

*Tiranapost.al.