Aktualitet

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina! Paralajmërimi i OBSH-së

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina! Paralajmërimi i

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina, pasi ajo mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende. Kështu u shpreh shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, i cili sqaroi se disa shtete duhet që të vazhdojnë që të marrin masa për të përballuar Covid me trajtimet aktuale.

Vala e dytë e Covid do të luftohet pa vaksina! Paralajmërimi i

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën. Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës. Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina”, paralajmëroi Ryan.

Ai tha se, edhe nëse kemi vaksinën, virusi nuk do të zhduket.