Aktualitet

Vala afrikane përfshin këtë javë Shqipërinë: Edhe nata me temperatura të nxehta

Vala afrikane përfshin këtë javë Shqipërinë: Edhe

Masat ajore nga Afrika do të sjellin të nxehtin këtë javë në Shqipëri. Meteoalb parashikon rritje temperaturash deri në 40 gradë, ndërsa edhe netët do të jenë me rritje temperaturash. Java do të shoqërohet me reshje të izoluara por vetëm në zonat malore. I nxehti nis kryesisht nga e mërkura ku temperaturat nuk do të ulen më shumë se 38 gradë minimalja. Ndërsa fundjava do të sjellë një freskim me 2-3 gradë më pak.

Parashikimi nga Meteoalb:

E hëna parashikohet me diell dhe rrebeshe të izoluara ne veri, e marta me diell dhe ndonjë shi të izoluar në zonat Malore. Temperaturat këto dy ditë do të luhaten nga 12 deri në 36 gradë. E mërkura deri të premten parashikohen me mot shumë të nxehtë. Temperaturat maksimale i afrohen 40 gradë. Fundjava mbetet me diell por sjell freskim me 2-3 gradë.

Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut.

Gjatë këtyre kohëve nuk do të mungojnë dhe reshjet, që do të jenë të pranishme në disa zona që do të jenë në formë rrebeshi.

Kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin.

*Tiranapost.al.