Aktualitet

Foto/ Vaksina mund të kthehet në kusht udhëtimi, Rama: Shqipëria ka gati pasaportën digjitale

Foto/ Vaksina mund të kthehet në kusht udhëtimi, Rama:

Personat që bëjnë vaksinën anti koronavirusit në Shqipëri do të pajisen me një pasaportë digjitale, përmes një kodi unik që merret në portalin e-Albania. Kryeministri Rama nga konferenca me në fokus Ekonominë, tha se vaksina mund të kthehet në kusht udhëtimi nga vendet e Europës apo më tej. Një ditë më parë Rama ndodhej në Bruksel, dhe nuk dihet nëse ka marrë sinjalet që BE do të vendosë përfundimisht për të zbatuar planin e certifikatës së vaksinës për të hapur dyert për turistët edhe nga vendet jo-BE gjatë muajve të verës.

Foto/ Vaksina mund të kthehet në kusht udhëtimi, Rama:

Edi Rama:

Kemi përgatitur pasaportën digjitale të vaksinimit. Vaksina mund të kthehet në kusht udhëtimi për të tjerët. Revolucioni digjital nuk është fakt për të cilin flas unë apo ne, por Shqëpria është vlerësuar shumë nga raportet më prestigjioze.

Kryeministri duke u fokusuar tek digjitalizimi, tha se Shqipëria gjatë mandatit të tretë qeverisës, do të kalojë në një nivel tjetër.

Brenda mandatit të tretë do kryejmë gjithë ciklin dhe kalojmë Shqiprinë në nivel tjetër në këto marrëdhënie kaq jetike, duke asgjësuar gjithë pjesën e korrupsionit dhe duke zgjidhur tmerrin shumëvjeçar në psikologjinë e qytetarëve që lidhet me administratën si e pasjellshme, jo eficente ryshfet-marrëse e kështu me radhë, duke kthyer gjithë administratën në shërbim të qytetarëve thjesht në një makineri mbrapa ekranit jo mbrapa sportelit.

Kryeministri Rama ndodhet në konferencë me gazetarë, ku e pranishme është drjetoresha e AKSHI-t, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

*Tiranapost.al.