Aktualitet

Video/ Vajzat, mësuesit dhe prindërit e ‘Mehmet Akif’ dalin në protestë me medaljet e fituara ndër vite

Video/ Vajzat, mësuesit dhe prindërit e ‘Mehmet Akif’

Nxënëset e kolegjit “Mehmet Akif” janë ngritur sot në protestë në shenjë revolte kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës. Në shenjë simbolike kanë me vete edhe medaljet e fituara ndër vite në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës ‘Mehmet Akif’, tha një prej nxënëseve.

“Është një rrufe në qiell të hapur. Nuk e kemi pritur. Na duket pa motiv. I këshilloj ministres, kryeministrit gjithë ministrave të vijnë dhe të shikojnë si mësohet shqip”, tha një mësues.

“E kam vajzën në vit të dytë. Çfarë mund të bëjë prindi dy javë pas fillimit të vitit shkollor? Ku ta çojë fëmijën?”, thotë një prind i pranishëm në protestë.

Ministrja e Arsimit me një deklaratë në Facebook tha se vendimi është marrë pasi godina e re nuk plotëson kushtet. Ndërkaq hodhi poshtë zërat se ky vendim mund të ketë lidhje me largimin e gylenistëve të ashtuquajtur armiq të Erdogan.

Video/ Vajzat, mësuesit dhe prindërit e ‘Mehmet Akif’

“Kur ra tërmeti dhe të gjithë mësuesit ishin në shtëpitë e tyre me familjet, fëmijët e tyre, mësuesit tanë rrinin në korridore me ne”, tha një prej nxënëseve.