Aktualitet

Ushtria dhe Garda në dispozicion. 7500 efektivë të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Ushtria dhe Garda në dispozicion. 7500 efektivë të angazhuar

Për shmangien e çdo problematike dhe tensioni të mundshëm në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen mbi 7500 efektivë të Policisë së Shtetit.

Garda e Republikës do të angazhohet në mbrojtjen e zyrtarëve të lartë politikë.

Kurse institucionet qeveritare dhe zyrat diplomatike do të jenë nën kujdesin e Forcave të Ushtrisë.

Sipas rregullores së paracaktuar nga KQZ efektivët do jenë të armatosur dhe duhet të ruajnë një distancë të caktuar nga KZAZ-të.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, në 25 prill.