Aktualitet

Urbanët përgjysmojnë kapacitetet në Tiranë, Bashkia: Po marrim masat përkatëse konform kontratës

Urbanët përgjysmojnë kapacitetet në Tiranë, Bashkia: Po

Shoqata e Transportit Urban njoftoi mëngjesin e sotëm përgjysmimin e kapaciteteve. Konkretisht, do të nxjerrin më pak autobusë në qarkullim. Operatorët shkruanin në deklaratën e tyre se nuk i janë plotësuar kërkesat nga qeveria, pas përballjes me pandeminë dhe se rritja e çmimit të karburantit është një tjetër shkak.

Bashkia e Tiranës ka bërë një reagim ku thuhet: "Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatese, konform kontratës me operatorët e transportit."