Ura e Kukësit është hapur për lëvizje për gjithë qytetarët, duke lehtësuar kështu ndjeshëm kalimin drejt Kosovës.
Ajo ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra. Ura do të ketë 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.
“HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shkruan kryeministri Edi Rama.