Aktualitet

Ulsi Manja: S’ka amnisti për asnjë nga veprat që po gjykohet në Gjykatën Posaçme

Ulsi Manja: S’ka amnisti për asnjë nga veprat që po

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për ligjin për aministinë penale, pas mbledhjes së qeverisë.

Manja tha se nuk do të ketë amnisti për një asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale, që kanë të bëjnë më nderin dhe dinjitetin e individit, dhunën në familje apo me bazë gjinore, por vetëm për ato që dënohen deri në 2 vite burg

“Dje në Komisionin e Ligjeve si Komision Përgjegjës ka kaluar projektligji për amnistinë dhe pret të marrë 84 vota në Kuvend. Falënderoj të gjithë deputetët për ekspertizën që shqyrtuan ne për nen. Ky projektligj ka amnistinë nga dënimi dhe ndjekja penale. Sa i përket amnistisë për ndjekje penale, flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e Prokurorisë ose janë ende pa u gjykuar. Nuk do të ketë amnisti për një asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka për veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo të sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vite burg. Por edhe sa i takon kundërvajtjeve penale ka përjashtime, nuk do të amnistohen nga ndjekja penale, veprat që kanë të bëjnë më nderin dhe dinjitetin e individit, dhunën në familje apo me bazë gjinore”, tha ai.