Ulje temperaturash dhe reshje intensive, si do të jetë moti në fundjavë
E Premte 13 Shtator 2024, 16:08
TiranaPost
Temperaturat në fundjavë do të vijojnë të ulen, me reshjet e shumta të shiut që do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dhe përmbytje në disa zona.
“Fundjava sjell prezente reshjet e shiut herë pas herë në rebeshe. Dita e shtunë mbetet në ndikimin e vranësirave, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore, pjesërisht në zonat qëndrore. Edhe ditën e dielë vendi do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm”, tha meteorologu Akil Osmani.
Shkodra dhe Lezha do të jenë dy qytetet që pritet të kenë më shumë problematika sa i takon kushteve atmosferike.
Temperaturat pritet të shkojnë nga 9 gradë celcius deri në 14 gradë në zonat malore, teksa mesadita maksiuminin do të shënojnë 25 gradë.