Aktualitet

Ulet mesatarja për degët e mësuesisë

Ulet mesatarja për degët e mësuesisë

Mesatarja për maturantët që duan të vazhdojnë degët e mësuesisë është ulur nga 7.5 në 6.5. Lajmin e ka dhënë ministrja e arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë.

"Sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturantët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër. Jo të gjithë ata që vijojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të bëjnë përkthyer apo profesion tjetër. E njëjta gjë është edhe për ata që studiojnë për gjuhë letërsi.

Ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një numër standard në numrin e matrikulimit. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm, numri i regjistrimeve të jetë më i lartë", tha Kushi.