Aktualitet

Ulet fasha e vaksinimit në vend në +50 vjeç

Ulet fasha e vaksinimit në vend në +50 vjeç

“Nga sot do të hapim fashën e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Hapim fashën 50-59 vjeç, duke filluar nga grupmosha më e lartë dhe më pas në rend zbritës, për të mundësuar që të gjithë ata që janë më të riskuar, të vaksinohen sa më herët. Ky është një organizim i cili është duke u bërë nga mjeku i familjes. Por të gjithë ato qytetarë që i përkasin kësaj fashe grupmoshe mundet edhe të aplikojnë pranë portalit e-Albania, për të rezervuar ditën e vaksinimit të tyre. Në çdo rast, mjeku i familjes do t’i njoftojë qytetarët për vendin dhe orën e vaksinimit”, bëri me dije Manastirliu.

Përveç dozave të vaksinave Coronavac të ardhurave gjatë fundjavës, sot priten doza të tjera Pfizer.

“Bashkë me 100 mijë vaksinat Coronavac që mbërritën këto ditë, deri tani janë mbi 1 milion e 60 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërsa sot presim sërish mbi 11 mijë vaksina Pfizer”, tha Manastirliu.