Aktualitet

Udhëtonin pa maskë! Policia rrugore gjobit 1451 persona në 48 orët e fundit

Udhëtonin pa maskë! Policia rrugore gjobit 1451 persona në 48

Patrullat e Policisë Rrugore kanë gjobitur 1451 drejtues automjetesh për shkak se nuk mbanin maskën e detyrueshme në kuadër të masave anti-COVID të vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit. Gjobat e administruara kanë pasur një vlerë prej 3.000 lekësh të reja, ndërkohë që 9 shtetas janë gjobitur me 10.000 lekë pasi kanë qenë duke lëvizur në këmbë pas orës policore 20:00.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

tiranapost.al