Aktualitet

U vra gabimisht nga policia greke para 10 vitesh, Gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjarët e Nikolla Todit

U vra gabimisht nga policia greke para 10 vitesh, Gjykata dëmshpërblen

Gjykata greke ka dhënë vendimin për dëmshpërblimin e familjes së Nikolla Todit, shqiptarit hidraulik qëu vra gabimisht 10 vite më parë nga plumbat e Policisë dhe kriminelëve në ”Masakrën e Vironas” në Attiki të Athinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 shkurt të 2010, ku Todi gjatë një operacioni të Policisë greke u gjend gabimisht mes një përplasjeje së armatosur për arratisjen e një shqiptari nga burgu i Larisës. Ai mori 9 plumba atë ditë, 4 prej të cilëve nga Policia greke. Todi la pas gruan dhe fëmijën 2-vjeç të cilët sot përfitojnë 410 mijë euro.