Aktualitet

U fsheh pas gjatësisë së tij e times, por nuk është çështje rripi por patente! Lulzim Basha pa patentë që në 2016

U fsheh pas gjatësisë së tij e times, por nuk është

Pas fotos së publikuar në Instagram, me bashkëshorten e tij Aurela, Lulzim Basha bëhet objekt komentesh në rrjet. Ai u shfaq në foto pa rrip sigurimi. Disa e mbrojtën duke thënë se kreu i PD-së është i gjatë mbi 1.90 dhe nuk duhet të vendosë rripin, por për mijëra të rinj që e shohin foton dhe nuk e dinë se sa i gjatë mund të jetë kreu i opozitës në vend, mund të ndjekin një shembull të gabuar: Pa rrip sigurimi në makinë!

Ndërsa për Erion Braçen, çështja nuk është në thelb as tek rripi i sigurimit dhe shembulli që ai jep. Zv.kryeministri thotë se Basha nuk ka patentë që prej dhjetorit të 2016-ës, kohë kur i ka skaduar dhe kjo është me fakte. Braçe shton se ai (Basha) u fsheh pas gjatësisë së tij e të vetës: 'Njesoj sic kur vrau ne Bulevard e i doli babi per zot vrasjeve, njesoj sic kur shkeli cdo ligj te mundshem ne rrugen e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njesoj sic kur nenshkroi marreveshje antikushtetuese per detin e tha se e beri per integrimin por me territor me pak'!

Erion Braçe:

NUK ESHTE CESHTJE RRIPI,
POR LIGJI!

DREJTESIE E BARAZIE!

LULZIM BASHA NUK KA PATENTE,
JO THJESHT RRIP!
I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe,
prej asaj date eshte PA PATENTE, qarkullon ne shkelje te ligjit pa nje te tille; librat e shtetit deshmojne kete.

Nga gjiza e byrektores se PD qe u perhap ketu 24 ore, kuptova qe;
Lylzim Basha eshte po i njejti politikan pa karakter qe kurre nuk merr pergjegjesi per vete, per ty jo e jo!

Kete here ne vend te merrte pergjegjesi,
U FSHEH PAS GJATESISE SE TIJ E GJATESISE SIME;
Njesoj sic kur vrau ne Bulevard e i doli babi per zot vrasjeve, njesoj sic kur shkeli cdo ligj te mundshem ne rrugen e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njesoj sic kur nenshkroi marreveshje antikushtetuese per detin e tha se e beri per integrimin por me territor me pak!

Nje burre merr pergjegjesi, kerkon ndjese, jep doreheqje dhe i dorezohet drejtesise!

Nuk ka me te poshter se nje politikan pa karakter, qe nuk mban pergjegjesi e te shet me te pare!

Burre lind, nuk behesh;
nuk ka lidhje me gjatesine por me karakterin!

*Tiranapost.al.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)