Aktualitet

Tymi i zjarreve të Kanadasë mbërrin në Evropë

Tymi i zjarreve të Kanadasë mbërrin në Evropë

Tymi nga qindra zjarre të Kanadasë, që tashmë ka mbuluar pjesë të SHBA-së dhe ka vendosur rreth 75 milionë njerëz nën alarmin e cilësisë së ajrit, ka arritur deri në Norvegji.

Gjatë ditëve të fundit, shtëllunga tymi janë shtrirë nga Kanadaja nëpër Grenlandë, Islandë dhe kanë marrë rrugën për në Norvegji.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Klimatike dhe Mjedisore në Norvegji (NILU) kanë mundur të zbulojnë rritjen e sasisë së tymit duke përdorur instrumente shumë të ndjeshme dhe më pas të konfirmojnë origjinën e tij duke përdorur modelimin e parashikimit.

Njerëzit në Norvegji mund të jenë në gjendje të nuhasin dhe madje të vërejnë tymin si një mjegull e lehtë, por, ndryshe nga pjesët e SHBA-së që kanë parë ndotje të rrezikshme, ata nuk duket të kenë ndikime shëndetësore, tha Nikolaos Evangeliou, një shkencëtar i lartë në NILU.

“Tymi i zjarreve që udhëtojnë nga distanca kaq të gjata arrijnë shumë të holluara”, tha ai për CNN.

Gjatë ditëve në vijim, shtëllunga pritet të përhapet në të gjithë Evropën, por nuk ka gjasa që njerëzit të jenë në gjendje të nuhasin ose vërejnë tymin, tha Evangeliou.