Aktualitet

Tuneli i Llogarasë do të jetë gati në 5 korrik

Tuneli i Llogarasë do të jetë gati në 5 korrik

Tuneli i Llogarasë do të hapet në 5 korrik. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama teksa ka postuar edhe një video nga tuneli më i gjatë në vend.


Ky tunel është 6 kilometra dhe është pjesë e SH8. Kalon nën Qafën e Llogarasë (1027 metra mbi nivelin e detit) dhe lidh Vlorën me Rivierën Shqiptare.

Puna për ndërtimin e tij nisi në nëntor të vitit 2021.