Aktualitet

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Pas disa akuzave të herëpashershme ndaj politikës dhe ndikimit të saj, mjeku Tritan Kalo është dorëhequr nga anëtarësia në Komitetin Teknik të Ekspertëve.

“Turp e kaluar turpit”, shkruan Kalo referuar mjekëve që sipas tij janë të përçarë nga interesat politike në marrjen e vendimeve dhe masave anti-Covid.

“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”. Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë”, shkruan Kalo.