Aktualitet

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të mirën tonë, që nga studentët tek bizneset

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të

U mbajt sot online Samiti i Sofias, si pjesë e Procesit të Berlinit, nën bashkë drejtimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Samiti kishte në fokus bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të

Dy dokumentet kryesore që u miratuan sot në këtë Samit ishin: Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Angazhimi për një Axhendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të dy hartuar nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Në fjalën e saj të hapjes së këtij Samiti, znj Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC-së theksoi: “Një fazë e re e integrimit ekonomik rajonal do të fillojë nga sot me miratimin nga udhëheqësit e BP6 të CRM dhe Green Agenda (Axhendës së Gjelbër) të lehtësuar nga RCC.

Në emër të RCC, unë jam e nderuar, për pjesën e punës që bëmë në formësimin e këtij dokumenti. Zhvillimi i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, por është i justifikuar, sepse destinacioni është i vlefshëm. Ishtë një plan i bazuar në Katër Liritë, sikundër Tregu i Vetëm ië BE-së, i forcuar me Investime, Digjitale, Industri dhe Inovacion. Qeveritë e BP6 janë autorët dhe ata që do e bëjnë realitet Tregun e Përbashkët Rajonal. Ky plan fuqizon lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, i mundëson komunitetit të biznesit të provojë potencialin e një Tregu të Përbashkët të bazuar në modelin e Tregut të Vetëm të BE-së, aftësimin e krahut të punës sipas tendencave të tregut të punës, zhvillimin digjital dhe inovacionin.”

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të

Përmbledhur në pika përfitimet e këtij tregu janë:

1. Më shumë punë dhe mundësi punësimi si dhe më shumë zgjedhje me çmime më të ulëta!
2. Mundësi udhëtimi, studimi e punësimi dhe të bërit biznes në kushte më të lehtësuara e pa pengesa, në rajon.
3. Një treg i integruar prej 18 milionë banorësh është më konkurrues në BE dhe në tregun global sesa 6 tregje të vogla!

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të

Ndaj krijimi i tij u shërben si të rinjve dhe studentëve, ashtu edhe bizneseve.

Në Samit morën pjesë liderët nga Ballkani Perëndimor, por edhe nga Bashkimi Europian. Pjesë ishte edhe kancelarja gjermane Anglela Merkel dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi.

Treg i Përbashkët Rajonal! Ja pse është për të

Dokumenta bashkëngjitur