Aktualitet

Trashësia e borës 7 cm, si është situata në rrugët e vendit

Trashësia e borës 7 cm, si është situata në rrugët

Mbrëmjen e djeshme Juglindja e vendit u pushtua nga dëbora.

Borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Në segmentin rrugor Korçë-Panarit trashësia e dëborës raportohet se ka shkuar deri në 4 cm.

Deri tani nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve. Gjithsesi, drejtuesit e mjeteve duhet të qarkullojnë me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Në rrugën Lekas-Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, por nuk ka probleme qarkullimi.

Të gjitha akset nacionale dhe rrugët dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme.