Aktualitet

Thoma Gëllçi largohet si drejtues i RTSH, kush e zëvendëson

Thoma Gëllçi largohet si drejtues i RTSH, kush e

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizioni Shqiptar, Thoma Gëllci është liruar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së. Tetë anëtarët e Këshillit, votuan pro largimit të tij.

Në vendim thuhet se mandati i Thoma Gëllcit si drejtues i RTSH ka përfunduar që më datë 06.05.2021. Këshilli Drejtues i RTSH konstaton se çdo veprim i ndërmarrë nga drejtori i RTSH pas përfundimit të mandatit përben shkelje, pasi është në tejkalim të kompetencave të tij, për të cilin do mbajë përgjegjësi ligjore.

Kush do i zërë vendin?

Drejtimi i RTSH i ka kaluar zv.drejtorit të Përgjithshëm, Martin Lekës. Mësohet se vendimi është marrë një ditë më parë dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Thoma Gëllçi largohet si drejtues i RTSH, kush e

*Tiranapost.al.