Aktualitet

Testi i drogës për policët/ Rezultatet mbi normë mund të jenë shkak i përdorimit të medikamenteve

Testi i drogës për policët/ Rezultatet mbi normë mund

Deri më tani janë kryer 1 mijë testet e para të drogës, ku 30 efektivë policie kanë dalë me rezultate mbi normën e lejuar. Ndërkohë, pritet të ribëhen testet për të saktësuar nëse rezultatet janë mbi normë për shkak të përdorimit të drogës apo si efekt anësor i përdorimit të medikamenteve të ndryshme.

Faza e parë e testimit të policëve, të cilët janë përzgjedhur nga vlerësimi i eprorëve dhe SHÇBA, pritet të përmbyllet brenda muajit dhjetor. Kujtojmë se çdo punonjës policie ka të drejtën e ankimimit, nëse nuk e pranon rezultatin e testit.

Tiranapost.al