Aktualitet

Testi i Covid doli negativ, por u dërgua për kurim në Turqi. Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Pukës

Testi i Covid doli negativ, por u dërgua për kurim në Turqi.

Ish-kryebashkiaku i Pukës, Beqir Arifaj, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid.

Sipas raportimeve, Arifaj ka ndërruar jetë ne orët e para te mëngjesit të sotëm.

Megjithëse tamponi kishte rezultuar negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar menjëherë drejt Turqisë, por nuk ka arritur te mbijetojë.

Beqir Arifaj ishte një tjetër personalitet i rëndësishëm i politikës në vend, ndërsa një javë më parë COVID i mori jetën Bashkim Koplikut, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në Parlamentin e Shqipërisë.