Aktualitet

Tenderi i uniformave të policisë, SPAK jep pretencën për të akuzuarit

Tenderi i uniformave të policisë, SPAK jep pretencën për

SPAK kërkuar nga 1 vit e 6 muaj burg për 10 personat e akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, pretenca ulet në 12 muaj.

Të pandehur në këtë proces janë Edlira Naqellari, Flutura Cerkezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Aurora Mulla. Për Aurora Mullën dënimi me burg pezullohet dhe konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare.
Zyrtarët akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.

Tiranapost.al