Aktualitet

Tek privati në Shqipëri mund ta bësh testin e shpejtë: Nga sa kushton tek si kryhet në derën e shtëpisë

Tek privati në Shqipëri mund ta bësh testin e shpejtë: Nga

Zyrtarisht pritet që Shqipëria t’i marrë testet e shpejta, që njihen si Antigenik, në janar të 2021-shit. Por nga ana tjetër, tregu privat po shfrytëzon këtë mundësi për të fituar më shumë para.

Testi i shpejt ka hyrë në vendin tonë dhe ‘Tiranapost.al’ arriti që përmes kontaktit me njërin bizneseve të zbulonte më shumë detaje, sesi funksionon procesi për të mësuar je apo jo me Covid përmes mënyrës më të shpejtë.

Kostoja për këtë test është 4000 lekë, gjysma e çmimit me të cilin shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për tamponin. Kjo dyshohet se është një nga arsyet pse testi i tillë nuk po reklamohet shumë në biznesin privat, i cili ka më shumë leverdi që qytetarët të paguajnë rreth 8000 lekë për të mësuar janë apo jo të infektuar.

Lehtësia, është avantazhi tjetër e testit të shpejtë, sepse nuk duhet që të lëvizni nga shtëpia. Mjafton që të kontaktoni biznesin (farmaci apo laboratorë privat që e ka marrë si risi) dhe të prisni personat që të vijnë t’iu testojnë për Covid.

Testi Antigen është ky (dhe ngjason me ato të shtatzënisë):

Tek privati në Shqipëri mund ta bësh testin e shpejtë: Nga

Në rastin konkret qytetari ka dalë i infektuar me Covid (2 vija = pozitive). Testi tregon rezultatin përmes një mostre gjaku dhe përgjigjja në varësi të stadit të infeksionit jepet nga 20 sekonda deri në 15-20 minuta.

Pse duhet të presim deri në janar ta bëjmë falas?

Kryeministri Rama u pyet sot në një konferencë me gazetarët lidhur me faktin që testi i shpejtë është mundësuar nga privati, por ende nga shteti. Kreu i qeverisë preferoi që të mos përgjigjej për këtë temë, pasi sipas tij i takon ekspertëve dhe specialistëve të flasin.

Rëndësia e këtyre testeve

Tek privati në Shqipëri mund ta bësh testin e shpejtë: Nga

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti tregoi dje në një intervistë për ‘Ilva Noë’ rëndësinë e këtyre testeve, pasi japin përgjigje në 15-20 minuta nëse je apo jo i infektuar me Covid, bëhen kudo dhe nga gjithkush dhe nuk ka nevojë për laboratorë. Alimehmeti gjithashtu shtoi se testet e shpejta gjejnë më pak raste, por gjejnë ato me risk të lartë që të jenë ngjitës dhe klinikisht të shprehur.

*Ndalohet ribotimi pa burimi Tiranapost.al