Aktualitet

Të shtënat më armë në darkën e Trump. Ngjarja ndodhi në të njëjtin vend ku në vitin 1981 u tentua vrasja e Reagan

Të shtënat më armë në darkën e Trump. Ngjarja

Të shtëna me armë u regjistruan gjatë darkës së Trump me gazetarët, e mbajtur në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i njëjti vend ku në vitin 1981 u plagos ish-presidenti amerikan Ronald Reagan.

Atentati i atëhershëm ndodhi më 30 mars 1981, kur autori John Hinckley Jr. hapi zjarr ndaj Reagan, teksa ai po i drejtohej limuzinës pas një fjalimi brenda hotelit.

Reagan arriti të mbijetojë, por mbeti i plagosur rëndë nga një plumb që, pasi u përplas në limuzinën presidenciale, e goditi në trup, duke i thyer një brinjë dhe duke i shpuar njërin mushkëri. Ai u dërgua me urgjencë në George Washington University Hospital dhe u lirua më 11 prill.

Në të njëjtin incident u plagos edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, James Brady, si dhe një agjent i Shërbimit Sekret dhe një oficer i policisë metropolitane.

Brady pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti i paaftë për pjesën tjetër të jetës. Problemet shëndetësore që pasuan nga plagët e marra kontribuuan në vdekjen e tij në vitin 2014.

Një vit pas atentatit, Hinckley u shpall i pafajshëm për shkak të gjendjes mendore dhe u dërgua në një repart të sigurisë së lartë në St Elizabeths Hospital, ku qëndroi deri në lirimin e tij në vitin 2016.