Aktualitet

Të shtëna me armë në Mamurras, mes të plagosurve dy policë

Të shtëna me armë në Mamurras, mes të plagosurve dy

2 punonjës policie janë plagosur pas një përplasje me armë në qendër të Mamurrasit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur disa minuta më parë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy policët janë identifikuar me emrat Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa qytetari me emrin Nikoll Vorfi.

Dyshimet e para janë se ka pasur një përplasje mes policëve dhe një grupi personash të tjerë të cilët pasi kanë qëlluar kanë larguar. Forcat FNSH janë nisur drejt Mamurrasit, janë ngritur edhe pika kontrolli për të kapur autorët.

Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë.

*Tiranapost.al.