Aktualitet

Të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, pneumologu: Covid i ka kaluar caqet e sëmundjes

Të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, pneumologu: Covid i ka

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji nuk është shumë optimist për verën, ai thotë se mund të ketë ulje të kurbës së infeksionit por rrezikohet që në dimër të kemi sërish një valë tjetër.

Në intervistën për News 24 pneumologu tha se do duhet më shumë kohë që të kemi vaksinën ideale, ndërsa shtoi se variantet e reja të koronavirusit mund të zgjasin më pak imunitetin: Me variantin klasik imuniteti mund të zgjasë 5-6 muaj, me variantet e reja 2 muaj. Lidhur me imunitetin e masës, pneumologu tha se është ende larg, si në vendin tonë ashtu edhe në në botë: Mund të them që edhe imuniteti i tufës që e kanë përmendur deri tani kanë dështuar.

Pjesë nga intervista si më poshtë:

-Sa duhet të besojmë tek vaksinat?

vaksinat perfektë, ideale, do të dojë kohë akoma. Por përsa i përket pjesës së vaksinave, dogma që nisin dhe me Izraelin është; sa më shumë të vaksinuar, për të pasur sa më pak të vdekur dhe të intubuar.

-A duhet të bazohemi tek anti-trupat?

Reagimi është individual. Duhet shumë kujdes!

A kemi imuniteti kur nuk shfaqim fare antitrupa?
Është shpejt për ta thënë. Rastet janë të pakta, vlerësimet po ashtu. Bisede serioze është e vështirë që të bëhet. COVID të surprizon, për mos të folur për format e reja që janë shfaqur.

-Kush është më efikase nga vaksinat?

Skam informacionin e duhur dhe shumë pak njerëz në botë e kanë këtë. Ndaj nuk më pëlqen të jap mendim për diçka kur s’kam informacion të mirë.

-Kur e shihni dritën jeshile?

Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare. Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat.

-Kur e shihni fundin e pandemisë?

Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash.

*Tiranapost.al