Aktualitet

Të ndihmojmë zyshë Inën që po lufton me vdekjen të kthehet në Shqipëri!

Të ndihmojmë zyshë Inën që po lufton me vdekjen të

Mësuese Ina Kasimati, është gruaja e fortë e cila prej vitesh po lufton me një sëmundje të rëndë. Dy vite më parë, ishin nxënësit e saj të cilët i bënë thirrje shqiptarëve që të vendosnin dorën në zemër dhe të kontribuonin për zyshën e tyre që të fitonte betejën e dytë me kancerin e gjirit. Dhe shuma arriti të mblidhej. Por, së fundmi ajo ka sërish nevojë për bashkëkombasit e saj, kësaj here për t’u kthyer në atdhe.

Zysh Ina, ndodhet në Francë pasi po përballet për të dytën herë me sëmundjen e rëndë, por me sugjerimin e mjekëve ajo do të kthehet në Shqipëri, në gjirin e ngrohtë të familjes së saj në Vlorë, pasi ashtu si dhe vetë mjekët i kanë thënë ilaçi më i mirë është pranë njerëzve të shpirtit.

Për shkak se sëmundja ka avancuar dhe nuk mund të shkëputet nga aparaturat, asaj i duhet të kthehet në vendlindje me charter mjekësor, udhëtim i cili kushton 17 mijë euro.

Me përulje, përmes një letre ajo kërkon solidaritetin dhe ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi në mënyrë që të kthehet në vendin e saj. Theksojmë se udhëtimi duhet të kryhet brenda 10 ditëve.

LINKU I GOFUNDME, JU MUND TË KONTRIBUONI KËTU