Aktualitet

Të hënën rinis furnizimi me vaksinat Pfizer

Të hënën rinis furnizimi me vaksinat Pfizer

Ditën e hënë do të nisë furnizimi me dozat e vaksinën Pfizer në Shqipëri. Sot është marrë konfirmimi dhe po sot e dha lajmin kryeministri Rama gjatë një vizite në Korçë. Rama shtoi se janë tre skenarë për kohëzgjatjen e vaksinimit, për përmbylljen e të cilit mund të duhen deri në 24 muaj.

“Vaksina, besoj po e ndiqni c po ndodh me vendet e mëdha që kanë vështirësi për ta garantuar për shkak se pfizer ka bërë një frenim të prodhim me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin në rritje të prodhimit. Është një raport i zhdrejtë. Dhe është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë.

Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza e rinovueshme. As ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja, nuk i patëm në kohë vaksinat, kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe në momentin që nis furnizimi do kemi mundësi ta shtrijmë shumë shpejt për ju, mjekët e infermierët. Kemi negociata të avancuara me Astrazenecan, janë disa vaksina të tjera që janë rrugës për të dalë. Është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nuk do të kemi mungesa si doza. Planin e kemi me tre skenarë. MSH ka krijuar stafin intensivisht për të gjithë programin e trajnimit, është pak specifik nuk është si vaksinat e gripit që bëhen nga të gjithë do pak informim. Skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri 24. Ndaj jam i sigurtë se do të jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt.” përfundoi Rama.