Të gjitha zyrat e BE do të vendosin ekspertë kundër lajmeve të rreme nga Rusia

Në zyrat e Bashkimit Evropian në mbarë botën do të vendosen ekspertë të dezinformimit, për të kundërshtuar lajmet e rreme
Deklarata është bërë nga kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Të gjitha delegacionet tona do të pajisen me ekspertë për të luftuar dezinformimin në shumë pjesë të botës, në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet më mirë,” tha Borrell në një konferencë mbi dezinformimin në Bruksel.
Ai shtoi se vitet e fundit shpenzimet e Rusisë për të krijuar dhe shpërndarë lajme të rreme kanë tejkaluar masivisht investimet evropiane për të kundërshtuar një ndërhyrje të tillë.
Në përgjigje, tha ai, BE-ja dhe partnerët duhet të krijojnë një mënyrë të standardizuar për ndarjen e të dhënave dhe analizës së fushatave të huaja dezinformuese, por gjithashtu të angazhohen më shumë me autoritetet në mbarë botën për të siguruar që zëri i BE-së të dëgjohet.