Aktualitet

Të dënuarit Lulzim Berisha i rikthehet nga gjykata licenca për tregimin e naftës

Të dënuarit Lulzim Berisha i rikthehet nga gjykata licenca për

Ish-të dënuarit me burgim të përjetshëm, Lulzim Berishës i rikthehet licenca për tregimin e naftës, të sekuestruar nga OFL. Vendimi, që u dha nga Gjykata Administrative Tiranë, do të thotë se Berisha mund të rinisë aktivitetin tregtar.

Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi Berishë, 1.2 milionë litra naftë, një magazinë doganore në Durrës dhe një makinë të blinduar.

Në 23 tetor, gjykata i riktheu Berishës makinën e blinduar.

Lulzim Berisha është ish-dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës.